Claudio Ranieri nuk do ta diskutojë dot ndeshjen e kthimit me Sevillan në Champions League, kjo pasi mbrëmjen e së enjtes klubi i Leicester City-it e ka shkarkuar atë nga detyra. Një ditë pas humbjes 2-1 me andaluzët, drejtuesit tajlandez duket se nuk e kanë përtypur më situatën dëshpëruese në të cilën ndodhej skuadra.

 

Asnjë gol në 5 ndeshjet e fundit në Premier-League. Vetëm humbje dhe 1 pikë larg zonës së rënjes nga kategoria. Eliminim nga Kupa e Federatës me një skuadër si Millwall dhe më e fundit, humbja me Sevillan në Champions League. Edhe pse rezultati linte shpresa për përmbysje në ndeshjen e kthimit, gjërat nuk janë toleruar më. Kështu në Angli bëhet e dyta herë në radhë që skuadra kampione shkarkon trajnerin. I ndodhi kjo gjë Chelsea-it sezonin që shkoi.

 

Nga kampione në fuqi, rrëshkiti poshtë mesit të tabelës dhe Jose Mourinhon e shkarkoi në dhjetor. E njëjta situatë ripërjetohet nga Leicester. E ashtuquajtura “përralla më e bukur e futbollit anglez” merr fund me një shkarkim të trajnerit. Italiani 65-vjecar ishte vlerësuar me cmimin trajneri i vitit nga FIFA. Ndërkohë reagimet kanë qenë të ndryshme.

 

Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, i cili është dhe tifoz i Leicester, u shpreh përmes një postimi në Twitter se ky ishte një vendim absurd dhe me mungesë totale respekti ndaj Ranierit, që e mori skuadrën në rënie nga kategoria dhe e shpalli kampione të Premier-League-ës. Lineker thekson se ai meritonte më shumë mbështetje dhe se në futboll sukseset nuk duhen harruar kaq shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *