Marine Le Pen, liderja e krahut të djathtë në Francë, ka deklaruar se fitorja e Trump në Shtetet e Bashkuara, ka rritur shanset e saj për t’u shpallur Presidente në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në Francë. Ajo tha se Trump kishte mundur të realizonte atë çfarë të tjerët kishin konsideruar si të parealizueshme. Ajo gjithashtu vlerësoi presidentin rus, Vladimir Putin, si një shembull të “proteksionizmit të arsyetuar”.

Sipas Le Pen, votuesve francezë do t’i ofrohet alternativa e një shoqërie multi-kulturore që ndjek modelin e botës anglisht-folëse, ku islami po përparon, ose ajo e një kombi të pavarur, me njerëz të cilët do ta kenë vetë në dorë fatin e tyre.

Ajo gjithashtu shtoi se çdo vend ka të drejtën të mbrojë interesat e vetë kombëtarë, duke e quajtur Bashkimin Europian një “model shtypës”, që do të zëvendësohet nga një Europë me kombe të lira. Le Pen foli gjithashtu edhe për çështjen e emigracionit, duke thënë se Franca tashmë ka mbërritur limitet e saj dhe nuk mund të pranojë më të tjerë njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *