E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Le Pen akuzohet për plagjiaturë

Kandidatja presidenciale franceze Marine le Pen akuzohet se ka kopjuar rivalin e mundur Fransua Fijo ne nje fjalim qe ajo mbajti te hënën. Disa pjese te fjalimit te saj, mbajtur ne Vilepinte, ne veri te Parisit, duket se përsërisin fjale per fjale komentet e bëra nga Fijon ne 15 prill.

 

Reklamë

Ngjashmëria u vu ne pah nga kanali i ‘Youtube’ Ridicule TV, i krijuar fillimisht nga mbështetësit e Fijon, per te sulmuar Makro, përpara votimit te raundit te pare. Mediat kane reaguar per ngjarjen, duke kritikuar kandidaten radikale.

 

Reklamë

Gazeta “The Liberation” theksoi se ai qe duhet te ishte nje fjalim me rendësi ne nje moment përcaktues përpara balotazhit presidencial, u shnderrua ne nje moment per tallje ne rrjetet sociale.

 

Media te tjera kane shkuar edhe me tej, duke komentuar se me kete Le Pen jo vetëm qe nuk e merr seriozisht fushatën, por as Francen. Ne përpjekje per t’u mbrojtur Fronti Nacional pranoi se Le Pen kishte marre pasazhe nga fjalimi i Fillon, por sipas forcës politike kjo tregon se ajo është gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë