Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës arritën marrëveshjen për bashkëqeverisje këtë të mërkurë.

Lajmin e dha kreu i AAK, Ramush Haradinaj pas një takimi që pati me liderin e LDK, Isa Mustafa.

Haradinaj tha se partia e tij do të marrë katër ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit të parë. Ai zbuloi edhe emrat.

“Sapo përmbyllëm një takim me Mustafën dhe me të nominuarin për kryeministër (v.j. Avdullah) Hotin dhe ne arritëm marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re. Besnik Tahiri do të jetë zv.kryeministër i parë, Ministrinë e Jashtme do ta udhëheqë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika, Ministër i Arsimit.”

Por nga ana tjetër, Albin Kurti ka paralajëmruar se do të shkojë deri tek Gjykata Kushtetuese për të hedhur poshtë vendimin e LDK për formimin e qeverisë së re.

Albin Kurti u shkarkua nga detyra e kryeministrit pas një mocioni tw iniciuar nga LDK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *