Lazio bëri një hap shumë të vogël në garën për zonën Champions në duelin përmbyllës të javës së 21 të kampionatit Italian. Në duelin e transmetuar në Tring, bardhekaltrit u ndalen në transfertë në një barazim 1 me 1 kundër Veronës. Ndeshje e bukur dhe shumë e fortë ajo në Bentegodi, për meritë më shumë të vendasve të cilët ndonëse në zonën e ftohte të tabelës së klasifikimit, luajtën sit ë barabartë kundër skuadrës së Sarrit, ekip në të cilin luajti titullar dhe bëri një ndeshje tjetër të mirë Elseid Hysaj. Kryeqytetasit e nisën më mirë sfidën në aspektin e mbajtjes së topit, kërcënuan me një goditje dënimi të Milinkoviç Saviç, por më pas u trembën jo pak nga dy rastet e Doig dhe Ngonge. Fundi i pjesës së parë ishte i zjarrtë. Fillimisht një tjetër rast i Veronës me Depaolin dhe pastaj goli fantastik i Pedros që i dha avantazhin Lacios. Përgjigjja e vendasve që në startin e të dytë ishte e shpejtë dhe konkrete. Fillimisht Ngonge me kokë gjeti barazimin dhe pastaj në dy episode Veroia humbi shanse të pabesueshme për të përmbysur shifrat me anë të Lazoviç dhe Doig. Për miqtë, rastin më të pastër e pati Xakanji, gjuajtja e të cilit me finte u ndal në vijën fatale. Pikë e fituar për Veronën që shpreson tek mbijetesa, dy pikë të lëna për Lacion e cila ngjitet ne 39 pikë në vendin e 4, 1 më pak sesa Roma. Sot dueli përmbyllës i javës së 21 do të vërë përballë Salernitanen me Juventusin, ndeshja e cila do transmetohet si zakonisht në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *