Një fitore e vuajtur por e rëndësishme për Milanin, i cili ka marrë vendin e tretë në serinë A.

 

Në ndeshjen e të shtunës të luajtur përballë Sassuolo në shtëpi, ekipi djallit arrit të fitonte me shifrtat 1 me 0, falë një autogoli të shënuar nga Lirola në minutën e 35’ të pjesës së parë.

 

Por edhe pse pjesa e parë foli më shumtë për miqtë të cilët e vendosën shpesh në rrezik me aksionet e tyre ekipin e Milanit, kuqezinjtë treguan që dhe kur mesfusha nuk është në formë, funksionon më së miri mbrojtja dhe porta ku më së shumti spikati Donnarumma me pritjet e tij.

 

Pritje të cilat e mbajtën ekipin kuqezi në avantazh.

 

Por ashtu si në pjesën e parë dhe pjesa e dytë foli më së shumti për ekipin e Sassuolo, e cila me presingun e ushtruar arriti të mbante në gjysmëfushën e tij ekipin e Milanit.

 

Por kur po dukej se gjërat po vështirësoheshin akoma më shumë për ekipin e Gattuso, ishte sulmuesi polak, Paitek, I cili dhe pse nuk shënoi, arriti të fitonte një faull dhe të linte Sassuolon me dhjetë lojtarë.

 

Një top i nisur nga Keisse, dhe një dalje e gabuar e portierit Andrea Consigli, bëri që ky i fundit të shkaktonte faull dhe të linte ekipin e tij me 10 lojtarë duke ia bërë më të lehtë fitoren Milanit.

 

Por nga ana tjetër në derbin e Romës të luajtur në mbrëmjen e të shtunës, Lazio mposhti me rezultatin e thellë 3 me 0 Romën duke rihapur luftën e nxehtë për zonën Champions.

 

Një rol deciziv në fitoren e Lazio pati dhe portieri kombëtares shqiptare Thomas Strakosha I cili me pritjet e tij mbajti të paprekur portën e lacialëve.

 

Për Lazio fillimisht ishte Caicedo, I cili në minutën e 12’ të pjesës së parë zhbllokoi takimin duke I dhënë avantazhin bardhekatërve.

 

Më pas ishte Imobile përmes një penalltie në të 73’ dhe Cataldi në të 89’ ata që vulosën përfudnimisht shifrat.

 

Me fitoren e arritur Lazio është ngjitur në kuotën e 41 pikëve me një ndeshje më pak dhe me vetëm minus 3 pikë se Roma që mban vendin e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *