E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Bota

Lavrov: Udhëheqja e Ukrainës si e nazistëve

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, udhëheqjen e Ukrainës e ka krahasuar  me nazistët, ndërsa mohoi se Rusia është në luftë me këtë vend.

 

Në një intervistë për mediat ruse ai është shprehur se ata nuk po e luftojmë regjimin ukrainas..

 

Reklamë

“Qytetarët rusishtfolës në Ukrainë, që jetojnë në rajonin e Donbasit, po luftojnë regjimin ukrainas, që i ka të gjitha karakteristikat e nazistëve dhe neo-nazistëve”.

 

Donbasi është një rajon në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë dhe forcat qeveritare të Ukrainës luftojnë për më shumë se katër vjet.

 

Ndërkohë që nga ana tjetër Ukraina thotë se Rusia është e përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë