Bota
Lavrov: Trump dhe Putin do të takohen në korrik në Hamburg

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të takohen në korrik në qytetin gjerman të Hamburgut, deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Në korrik Hamburgu do të presë samitin e G20-ës. Lavrov, i cili takoi sot Trumpin në Uashington, tha se bisedimet e tyre ishin përqëndruar mbi bashkëpunimin e mundshëm për Sirinë. ”Vendosja e paqes në Siri është prioriteti më i rëndësishëm”, theksoi Lavrov.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




