Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Lavrov: SHBA fajtore për rritjen e tensioneve në nivel botëror

17 Janar 19:47

Ministri i Jashtëm në detyrë i Rusisë, Sergey Lavrov, ka fajësuar, siç tha, politikat “agresive” të SHBA-së për rritjen tensioneve në nivel botëror, si dhe i bëri thirrje Uashingtonit dhe Teheranit t’i shtensionojnë raportet ndërmjet tyre.

 

Duke folur në konferencën e tij vjetore për media më 17 janar, Lavrov e cilësoi rrëzimin e aeroplanit ukrainas, nga ana forcat iraniane të mbrojtjes ajrore, si një sinjal paralajmërues për të filluar qetësimin e situatës. “Një rritje e tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e asnjëres prej krizave në rajon”, tha Lavrov.

 

Rrëzimi i aeroplanit ukrainas në Teheran, më 8 janar, vrau 176 persona në bord. Tragjedia ndodhi disa orë pasi Irani gjuajti me raketa balistike në dy baza që strehonin forcat e SHBA-së në Irak, si përgjigje ndaj vrasjes së komandantit të lartë iranian, Qasem Soleimani, nga një sulm ajror amerikan.

 

Autoritetet iraniane fillimisht mohuan çdo përgjegjësi, por tre ditë pas incidentit pranuan se avioni u qëllua “pa dashje”. Lavrov tha se ai nuk po bënte “justifikime për askënd”, por operacioni “i pashembullt” i SHBA-së “minoi dhe vuri në dyshim të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar.” Lavrov gjithashtu kritikoi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për nxitjen e një mekanizmi përçarës, sa i përket marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe fuqive globale.

 

Ai përmendi uljen e angazhimit të Teheranit në këtë marrëveshje, të cilën Shtetet e Bashkuara e braktisën njëanshëm në vitin 2018. Teherani ka bërë disa hapa prapa nga përmbushja e angazhimeve të tij për paktin e vitit 2015-të, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja dhe zbatoi sanksione të ashpra ndaj Iranit.

 

Palët e mbetura të marrëveshjes – tre fuqitë evropiane, plus Kina dhe Rusia – janë zotuar ta mbajnë “të gjallë” marrëveshjen. Por, partnerët evropianë nuk kanë qenë në gjendje t’i ofrojnë Teheranit një zgjidhje për të shitur naftën e papërpunuar jashtë vendit, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së. Kjo situatë ka bërë që vlera e monedhës së Iranit të bie, duke ngritur nivelet e inflacionit./REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Lavrov Rusi SHBA Tensione

Nga e njëjta kategori

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn në fuqi nga e marta

më shumë...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

më shumë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i regjimit iranian është afër

më shumë...

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SP...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.