E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lavrov paralajmëron NATO dhe BE: Çdo sulm ndaj Rusisë do të marrë një përgjigje të vendosur

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar hapur NATO-n dhe Bashkimin Europian se çdo sulm ndaj Rusisë do të përballet me një “përgjigje të vendosur” nga ana e Moskës.

Në një deklaratë për mediat, Lavrov u shpreh se Rusia është duke u akuzuar “thuajse sikur po planifikon” një sulm ndaj vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së, duke e cilësuar këtë si një provokim të papranueshëm.

Ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë kategorikisht këto akuza dhe spekulime, duke theksuar se ato janë pjesë e një fushate perëndimore për të justifikuar rritjen e tensioneve ushtarake në kufijtë e Rusisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë