Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Lavrov: Nuk kemi ndërmend të sulmojmë BE-në apo NATO-n

27 Shtator 22:22

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Moska nuk ka asnjë plan për të sulmuar shtete anëtare të BE-së apo NATO-s, por paralajmëroi se çdo akt agresioni ndaj Rusisë do të marrë një “përgjigje vendimtare”.

Duke folur të shtunën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Lavrov tha se kërcënimet nga vendet perëndimore kundër Rusisë janë bërë “gjithnjë e më të zakonshme”. Ai akuzoi NATO-n dhe BE-në se po nxisin tensione me pretendime se Moska po planifikon sulme, gjë që sipas tij presidenti Vladimir Putin “e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur”.

Lavrov gjithashtu sulmoi ashpër politikën izraelite, duke theksuar se edhe pse Rusia dënoi sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023, “nuk ka asnjë justifikim” për “vrasjet brutale” të palestinezëve në Gaza apo për planet për të aneksuar Bregun Perëndimor. Ai akuzoi Izraelin se po përdor fushatën kundër Hamasit për të legjitimuar sulme ndaj vendeve të tjera në Lindjen e Mesme, përfshirë Katarin.

Sipas BBC, ministri rus komentoi edhe mbi tensionet në Iran, duke e quajtur “të paligjshme” vendimin për rivendosjen e sanksioneve pas dështimit të një nisme të përbashkët të Moskës dhe Pekinit për t’i shtyrë ato. Sanksionet hyjnë në fuqi të dielën në mesnatë.

Fjalimi i tij erdhi në një moment kur incidentet me dronë dhe avionë ushtarakë kanë rritur pasigurinë në Europën Veriore dhe Lindore. Danimarka ka raportuar fluturime të dronëve mbi aeroporte, ndërsa Estonia ka akuzuar Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore me avionë luftarakë. Ndërkohë, NATO ka kryer një mision të mbrojtjes ajrore mbi Poloni, pas inkursioneve të dyshuara ruse me dronë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkuar më tej, duke thënë se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë në hapësirën e tyre ajrore. Aleanca ka paralajmëruar gjithashtu se do të përdorë “të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake” për t’u mbrojtur.

Lavrov u ndal edhe te lufta në Ukrainë, duke thënë se në qasjet e administratës aktuale amerikane shihet “një dëshirë për të zhvilluar bashkëpunim pragmatik pa marrë një qëndrim ideologjik”. Komenti i tij vjen pasi Trump u shpreh këtë javë se Kievi “mund ta rikthejë të gjithë territorin e tij origjinal”.

Në fund të fjalimit, Lavrov kritikoi vendimet e fundit të disa vendeve perëndimore, përfshirë Britaninë dhe Francën, për të njohur shtetin palestinez, duke thënë se pritën kaq gjatë sepse shpresonin “që të mos mbetej asgjë për të njohur”.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE Lavrov NATO Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon armë bërthamore

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.