E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lavrov: Nuk kemi informuar Amerikën për tërheqje trupash nga Venezuela

MUNICH, GERMANY - FEBRUARY 07: Russian minister of foreign affairs Sergey V. Lavrov delivers a keynote speech at the 51st Munich Security Conference (MSC) on February 7, 2015 in Munich, Germany. Foreign ministers and defense ministers from countries across the globe are meeting to discuss current global security issues, in particular the crisis in eastern Ukraine, the spread of ISIS in Syria and Iraq and the large-scale movement and plight of refugees. (Photo by Johannes Simon/Getty Images)

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mohuar se ka informuar Presidentin amerikan Donald Trump për tërheqje të personelit ushtarak nga Venezuela, duke kundërshtuar një koment të bërë nga udhëheqësi amerikan.

 

“U befasova kur e lexova, nuk kemi njoftuar askënd. Me sa duket ai ka lexuar një artikull të gazetës The Wall Street Journal”.

 

Reklamë

Ndërkohë kujtojmë se në mars, Trump tha se Rusia “duhet të largohet” nga Venezuela duke iu referuar zbarkimit të avionëve rusë me furnizime e personel teknik për të ndihmuar Presidentin Nikolas Maduro i cili ndodhej në mesin e një kryengritjeje të brendshme.

 

Shtetet e Bashkuara kërkojnë rrëzimin e Nicolas Maduros, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa mijëra qytetarë venezuelianë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër regjimit të tij.

 

Në një postim në Tëeeter më 3 qershor Presidenti Trump shkruante se Rusia kishte informuar Shtetet e Bashkuara “se kishte larguar shumicën e personelit të tij nga Venezuela”.

 

Postimi erdhi një ditë pasi gazeta “The Ëall Street Journal”, e cila citonte një burim të paidentifikuar pranë ministrisë ruse të Mbrojtjes, njoftoi se Moska kishte tërhequr shumë prej personelit ushtarak nga Venezuela.

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Rusia nuk e kishte njoftuar Uashingtonin për një vendim të tillë, duke shtuar se specialistët rusë po vazhdojnë të punojnë në Venezuelë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë