Së shpejti, Komisioni Evropian do të prezantojë planin e tij për të reduktuar konsumin me 5% në momentet e pikut te konsumit te energjise elektrike.

 

Rregullorja evropiane do të tregojë një mënyrë të saktë për të arritur qëllimin: uljen e fuqisë së njehsorëve.

Kjo do të thotë se brenda pak orësh nuk do të jetë e mundur të mbash dy pajisje të ndezura në të njëjtën kohë, si pjatalarëse dhe lavatriçe ose furrë, sepse shpërndarësit e energjisë do të përdorin një lloj bllokimi të rrymës elektrike.

 

Prandaj, me matësa inteligjentë është e pamundur që familjet të “shpëtojnë” nga racionimi. 

 

Megjithatë, sipas disa vëzhguesve, plani mund të ketë efekte të padëshiruara. Për shembull, ndërprerja e rrymës së njehsorëve mund të vendoset midis orës 18 dhe 19, por pas një kohe njerëzit do të mësoheshin me rregullat e reja dhe do t’i përdornin pajisjet në të njëjtën kohë më vonë, duke zhvendosur kështu në mënyrë efektive kulmin.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *