“Largohuni”, protestusit përzënë deputetët e PD, pas Palokës ikin dhe Bozdo me Këlliçin

Jo vetëm Edi Palokën. Protestuesit kanë përzënë nga tubimi edhe nënkryetarin e PD-së, Belind Këlliçi, si dhe Enno Bozdon. Ai ishte i shoqëruar nga disa demokratë, kur është përplasur me protestuesit, të cilët i kanë kërkuar që të largohej nga tubimi.
Në këtë “mobilizim” të opozitës për protestën, nuk kanë shkuar kreu i PD Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka.
Më herët, të njëjtin reagim protestuesit patën edhe ndaj deputetit të PD-së, Edi Paloka, të cilin e lagën me ujë dhe e përzunë nga tubimi, teksa tentoi t’u bashkohej protestuesve.
Studentët kanë bojkotuar mësimin dhe janë bashkuar në protestë, ku kanë ngritur shqetësimet e tyre dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen.
Gjatë tubimit janë regjistruar edhe momente tensioni dhe përplasje, ndërsa protestuesit kanë kërkuar që përfaqësuesit e partive politike të largohen.



