Subscribe

Pasi beri te ditur vendimin se nuk do te rinovonte me kombëtaren, por do te qëndronte deri ne fund te eliminatoreve, 24 ore me pas Xhani de Biasi jep dorëheqjen e parevokueshme nga Shqipëria, duke e mbyllur bashkëpunimin qe ne këtë moment. Këtë here ne krah te presidentit te FSHF, qe nuk ka pranuar te qëndroje deri ne tetor, dhe i përlotur, tekniku italian lexoi letrën e lamtumirës, duke theksuar se cikli i tij ka përfunduar dhe se i hap rrugën trajnerit te ri, për te njohur lojtaret ne këto 4 ndeshje te fundit te eliminatoreve te botërorit.

 

“Kjo është nje faqe e përvojës time profesionale ne Shqipëri qe kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja! Kam menduar dhe medituar gjate dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do te jem me trajneri i kombëtares sonë! Do te ndalem këtu sepse dëshiroj te mendoj per te mirën dhe rritjen e ekipit. Dëshiroj te theksoj se sot largohem, duke mos patur një ekip ne te cilin te punoj, ndërkohe qe gjate këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve te ofertave te punës, duke ditur qe vendi im ishte ne udhëheqjen e djemve tanë. Pas evropianit isha vendosmërisht i bindur qe mund te përmirësonim me tej dhe se përvoja qe patëm ne France, do te na lejonte nje rritje te mëtejshme. Dhe kështu do te jete, por me një trajner te ri! Po largohem me vështirësi, por i vetëdijshëm qe cikli im ne kete grup ka përfunduar dhe qe mund t’i japë rastin atij qe do me zëvendësoje, te njohe djemtë ne katër ndeshjet e ardhshme”.

 

Ne fund te letrës, tekniku italian beri te ditur se edhe pse cikli si trajner i Shqipërisë ka përfunduar, asgjë nuk mund ta copëtoje kurrë lidhjen e forte me kombin shqiptar. Xhani de Biasi erdhi ne krye te kombëtares ne 14 dhjetor te vitit 2011 dhe ne 53 sfida arriti 21 fitore po kaq humbje dhe 11 barazime. Ai do te mbahet mend per revolucionin ne skuadër, duke afruar shume lojtare te talentuar, por mbi te gjitha u fut ne historinë e futbollit shqiptar si njeriu qe udhëhoqi kuqezinjtë drejt finaleve te Euro 2016. Ndërkohë, presidenti i Fetares Shqiptare te Futbollit ka deklaruar se akoma nuk ka përcaktuar emra konkrete për drejtimin e kuqezinjve, por duke mos përjashtuar edhe ish-asistentin e De Biasit, Paolo Tramezzani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *