E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Largimi i 1.2 mln shqiptarëve në 30 vite/ Meta: Të ndalet urgjentisht ritmi dramatik i shpopullimit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me statistikat e publikuara nga OKB, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020.

Kreu i shtetit shkruan se është e domosdoshme ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë. Sipas tij, kjo është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

“Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete. Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë