Subscribe

Në takimin me furnizuesit e karburantit, kryeministri Edi Rama kërkoi solidaritet në këtë kohë krizë.

 

Ai u shpreh se nuk është koha që të mendohet për fitimin në kurriz të qytetarëve, por të sakrifikojnë dhe të rezistojnë, pasi është periudhë lufte.

 

Më tej, kreu i qeverisë tregoi se janë në bisedime me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara, duke shtuar se kjo ishte arsyeja e takimit të tij me princin e kurorës.

 

“Në këtë kohë lufte nuk duhet të fitohet në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Kjo është luftë këtu nuk funksionojnë rregullat. Unë nuk jam ideolog i tregut të lirë apo i shtetit si fuqi diktuese në ekonomi. Unë besoj se liria ekonomike është themelore, nuk i shkoj teorisë së shtetit duhet të futet për të kontrolluar çmime, kudo ku është tentuar nuk ka funksionuar. Por këto janë histori të një kohe paqeje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj me hir, kurse ligji e bën me pahir. Ka që thonë është zhgënjimi im, çështja është që nuk e gjen produktin. Veç transparencës nuk do administrojmë të vendosim në çmime arbitrarisht, pro do bëjmë transparencë në mënyrë të përditshme që njerëzit ta shohin se çdo qindarkë është aty për vijimin normal të punës dhe ministrja duhet të flasë për rezervën që duhet të jetë e garantuar. Kemi nisur punën, një nga arsyet e vizitës në Emiratet e Bashkuara ishte për të kërkuar një mundësi. Duke mos u zgjatur më shumë, do të dëshiroja shumë që ne këtë gjë ta bëjmë me një sens patriotik, o sot, o kurrë. Gjithkush nga ju ka detyrimin një muaj dy tre, se nëse zgjat përtej tre është situatë komplet tjetër. Po për këtë periudhë kohe duhet ta ndani mendjen se do rezistoni dhe nuk do dorëzoheni. Kjo është një mundësi e artë të shpëlaheni nga çdo mëkat i jetës e të ktheheni pastaj të fitoni kur gjërat me ndihmën e Zotit të fillojnë të normalizohen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *