Sot i jepet lamtumira aktorit të njohur të humorit Mane Lumani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Ai ishte një nga figurat më të dashura të humorit dhe pjesë e pandarë e grupit legjendar 4 Parodistët e Vlorës, që për dekada solli buzëqeshje dhe satirë të mprehtë për publikun.
Afrim Agalliu, pjesë e Parodistëve të Vlorës, në një lidhje direkte me emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus tha se homazhet do të zhvillohen në teatrin “Petro Marko” dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.
Afrim Agalliu: Mane Lumani do mbahet mend me gjithë veprimtarinë e tij artistike, me humorin e tij të shkëlqyer ndër vite. Do të ngelet në kujtesën e të gjithëve, jo vetëm vlonjatëve. Ka lënë veprën e tij, humorin e tij ndër vite. Tani në orën 13:00 kemi homzheet në teatrin “Petro Marko” dhe do ta përcjellim për në banesën e fundi. Lamtumirë Mane i dashur.





