Një virolog tha se nuk ka asnjë provë që tregon se po vjen një valë e dytë e koronavirusit.

Hugh Pennington është skeptik për valën e dytë dhe vuri në dyshim efektivitetin e bllokimit.

“ Virusi i gripit ka një kulm, më pas zbret dhe më pas ka valë të dyta dhe madje edhe të treta. Gripi nuk është një model i mirë sepse ky virus sillet ndryshe. Unë jam skeptik i valës së dytë. Nuk ka patur valë të dytë të ngjashme me COVID-19 në Kinë, Korenë e Jugut ose Zelandën e Re.”

Profesori Pennington vuri në dyshim efektivitetin e masave të ashpra të bllokimit.

Ai tha për mediat e huaja se nëse bllokimi do të kishte qenë aq i shkëlqyeshëm, do të kishim më pak raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *