Subscribe

Oficeri i policisë së shtetit Saimir Hoxha i cili humbi jetën në krye të detyrës të martin e  28 shtatorit u shpall “Dëshmor i atdheut”.

Homazhet në nder të ofecerit u mbajtën për 3 orë në pallatin e kongreseve. Familjarë, të afërm, kolegë, SI dhe figurat më të larta të politikës te shtetit e politikes i bene nderimet e fundit.

Presidenti i republikës Ilir Meta ndërsa i akordoi pas vdekjes “ Dekoratën e artë të shqiponjës”  u shprehu se ky është një moment reflektimi  për një luftë frontale kundër krimit të organizuar.

 

ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

 

“Është një moment i dhembshëm, t’i japim sot lamtumirën e fundit një oficeri hero të Policisë së Shtetit, por edhe një prindi dhe një familjari të shkëlqyer si Nënkomisar Saimir Hoxha, i cili kurrsesi nuk e meritonte të ndahej nga jeta, nga familja, nga shokët, nga komuniteti dhe qytetarët të cilëve u shërbeu me besnikëri, duke sakrifikuar dhe jetën e tij trimërisht.Është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht edhe për dekurajimin e krimit ordiner, ashtu sikurse është një prioritet lufta çdo sekondë kundër trafikut të drogës, kundër atyre të cilët jo vetëm përfitojnë prej saj, por njëkohësisht edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj dhe fëmijë, të cilët për fat të keq bien pre e këtij fenomeni shkatërrimtar dhe janë përgjegjës për akte të tilla, që tronditin një shoqëri të tërë.

 

 

Edhe kryeministri Edi Rama mori pjese në homazhet në ndër të nënkomsarit Hoxha.

 

Rama ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët, e cilësoi këtë moment të rëndë për shoqërinë dhe shtetin.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë së Shtetit. Patjetër edhe për shoqërinë dhe për shtetin, por mbi të gjitha për familjen dhe duke i shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut, por edhe të gjithë punonjësve të policisë.

 

 

Lideri i Opozitës lulzim basha deklaroi se policët janë të braktisur, ndaj duhet një qeveri në krah të tyre dhe kundër krimit.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

Jam këtu për ti dhënë lamtumirën e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës, bashkë me lutjet e mia dhe të gjithë kolegëve, bashkëpunëtorëve të mi, që shpirti i tij të prehet në paqe dhe që zoti t’ia lehtësojë dhimbjen e padurueshme bashkëshortes, fëmijëve, prindërve, famljarëve të tij. Dhe po kështu për të shprehur solidaritetin tim të plotë dhe mbështetjen time për vëllezërit dhe motrat në uniformë të Saimir Hoxhës, të cilët përballen ditë për ditë me rrezikun vdekjeprurës të luftës kundër krimit dhe mbrojtjes së ligjit, jetës, sigurisë së çdo qytetari, së çdo qytetareje dhe të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtërimin që ndjejnë, e ndjej përditë dhe se unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka që sakrificën e tyre, uniformën e tyre dinjitetin e tyre ta vëmë në vend një orë e më parë dhe hapi i parë për këtë do të jetë një shtet dhe një qeveri në krah të vëllezërve dhe motrave në uniformë të Saimir Hoxhës, në krah të policisë në krah të ligjit dhe kundër krimit. I paharruar qoftë kujtimi i tij.”

 

Pas homazheve oficeri i policise Sajmir Hoxha u percoll per ne banesen e fundit ne varrezat e deshmoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *