E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Video · Ekonomi

Lame: Verifikim tokave të shpërndara me ligjin 7501

Regjistrimi i titujve të pronës përgjatë vijës bregdetare nga veriu në jug do të jetë i bllokuar të paktën deri në fund të këtij viti. Qëllimi është që të ndalet abuzimi i konstatuar ndër vite, përmes tjetërsimit të statusit te tokës nga zyrtarët vendorë.

 

Kreu i Aluizinit Artan Lame sqaron se nuk behet fjalë për pezullim të ligjit 7501, por për ndarjen e atyre pronave përgjatë bregdetit që nuk janë objekt i këtij ligji

 

Reklamë

Në total bëhet fjalë për 30 mijë parcela për të cilat do të verifikohen tituj e dhënë. Për këtë qëllim, komisionet vendore ne bashki dhe në prefektura nuk do të marrin asnjë vendim, pasi brenda këtij viti i Agjencisë së pronave pritet t’i japë zgjidhje një herë e mirë këtij kaosi.

 

Lame i bëri sërish apel qytetarëve që të verifikojnë pronat që kanë marrë përgjatë vijës bregdetare, pasi ato do të jenë objekt i rishqyrtimit.

Më shumë video

Reklamë