E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 sekonda më parë
Bota

Lajme të mira nga Italia/ Rënie e ndjeshme e numrit të viktimave dhe rasteve të reja

Këtë të dielë autoritetet italianë raportuan vetëm për 165 viktima. Duhet thënë se Italia nuk ka regjistruar një numër kaq të ulët vdekjesh që prej 9 marsit, ditë në të cilën u vendosën masat kufizuese për udhëtimin në të gjithë territorin kombëtar.

Reklamë

Të shtunën pati 194 pacientë që humbën jetën. Po ashtu, rënie të ndjeshme ka pësuar edhe numri i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë numëruar 802 të infektuar të rinj, kurrë kaq pak pas 6 marsit.

Mjaft pozitiv është edhe fakti që spitalet dhe dhomat e terapisë intensive po boshatisen pak nga pak. Sot janë 1027 persona në kujdesin intensive, 7 më pak se dje. 13618 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 216 më pak se dje.

Ndërkaq, në orët e fundit u shëruan edhe 2.155 persona të tjerë, duke e çuar totalin në 105.186.

Vazhdo të lexosh

Reklamë