Një person i infektuar me koronavirus në Gjermani po infekton më pak persona të tjerë, krahasuar me numrat e mëparshëm.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Instituti Robert Koch, mesatarja e personave që të preken nga COVID-19 nga një person i vetëm i infektuar është mometalisht 0.7.

Në një konferencë për mediat të mërkurën, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se mbajtja e kësaj mesatareje nën 1 është çelësi për të ulur përhapjen e koronavirusit dhe për t’u rikthyer pak nga pak në normalitet.

Merkel paralajmëroi se nëse mesatarja kthehet tek 1.1, atëherë sistemi shëndetësor gjerman do të mbingarkohet në pak muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *