E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Lajme të mira miqtë e mi”/ Mjeku Ilir Alimehmti nxjerr studimin e kryer në Barcelonë për COVID-19

Mjeku Ilir Alimehmeti vijon të këmbëngulë se virusi Sars-Cov 2 po pëson mutacion, çka e bën më pak të rrezikshëm për njerëzit.

Këtë të martë ai e nisi ditën duke postuar në “Facebook” një studim të kryer nga  Qendra Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë.

Reklamë

Sipas Alimehmetit, kjo punë kërkimore mund të quhet një lajm i mirë për të gjithë ne sepse rezultatet tregojnë se COVID-19 e ka humbur fuqinë e tij.

“????Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi!????

????Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2.

Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19: ???? 10 me COVID-19 të lehtë; ???? 8 me COVID-19 të rëndë.

???? Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

Autorët dalin në konkluzion se: ✅????✅ PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.✅????✅

Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror! Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë!”

Edhe pak ditë më parë, Ilir Alimehmeti nxori një studim që tregonte se për shkak të mutacionit, koronavirusi po infekton më shumë njerëz, por ka humbur fuqinë e tij për të marrë jetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë