Subscribe

Shtohen të infektuarit në 24 orët e fundit në Shqipëri. Epidemiologia Eugena Tomini përditësoi shifrat dhe deklaroi se kurba ka pësuar sërish luhatje.

Ndryshe nga e enjtja, kur patëm vetëm pesë raste, sot janë regjistruar 12 të tillë. Totali i të infektuarve shkon në këtë mënyrë në 981.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.”

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete në vendin tonë. Për të mbajtur kurbën të qëndrueshme, Eugena Tomini kërkoi nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *