E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lajm i fundit/ Manchester City fiton gjyqin me Uefa-n, nuk përjashtohet nga Champions League

Manchester City ka fituar betejën kundër Uefa-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Kjo e fundit ka hequr përjashtimin dy-vjecar të klubit anglez nga kupat e Europës si dhe gjobën prej 30 milionë euro.

Reklamë

Denimi nga qeveria e futbollit europian ishte dhene mbi arsyetimin per shkelje te renda te Fair Play-t financiar nga ana e “Qytetareve”.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ne Lozane te Zvicres pasi shqyrtoi denimin e dhene nga Uefa si dhe mbrojtjen e anglezeve, vendosi që të zbusë shumë dënimin duke i dhene anglezeve vetëm një gjobe 10 milionë euro.

Tashme City i Pep Guardioles dhe i sheikeve mund te marre fryme thelle dhe te perqendrohet tek Champions League ne kete edicion, ku do te luaje fillimisht ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid ne 1/8 e pastaj nese kualifikohet do te gjeje ne cerekfinale, fituesen e ciftit Juventus-Lion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë