Subscribe

Në ditën e tretë të vizitës në Prishtinë, i dërguari i BE për dialogun, Miroslav Lajcak është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës së saj në Berlin, kryetarja e shtetit deklaroi se dialogu nuk mund të ketë progres, nëse fqinji verior nuk e njeh Kosovën të pavarur dhe këmbëngul të jetë trampolinë e ndikimit malinj rus dhe kinez në rajonin e Ballkanit.

Ndërkohë, Miroslav Lajcak pas takimit edhe me partitë opozitare, ka deklaruar se mbështetet në përvojën e tyre për të çuar përpara bisedimet mes palëve.

 

MIROSLAV LAJCAK

I DERGUAR I BE PER DIALOGUN

 

“Kërkova mbështetjen e partive opozitare për procesin e dialogut pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirë të Kosovës, partitë opozitare kanë eksperiencë në dialog dhe për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimet e tyre dhe jam i kënaqur me rezultatet ”

 

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është mbajtur më 19 korrik, por pa arritur ndonjë rezultat. Ndërsa, grupet negociatore konfirmuan se qëndrimet janë të largëta.

Miroslav Lajcak do të vizitojë edhe Beogradin, në përpjekje për të caktuar takimin e radhës të liderëve, edhe pse pritshmëritë janë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *