Subscribe

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha këtë të enjte se momenti më i favorshëm sa i takon zgjerimit të BE ka ardhur.

 

Lajçak e bëri deklaratën në samitin BE-Ballkan Perëndimor që po mbahet në Bruksel, ku tha gjithashtu se momenti është krijuar nga president i Rusisë Vladimir Putin me agresionin ndaj Ukrainës.

 

“Për herë të parë në më shumë se 20 vite që unë merrem me Ballkanin, unë shoh që Bashkimi Europian është më gati për Ballkanin se sa Ballkani gati për BE. Europa po bëhet gati, por nuk shoh të njëjtin entuziazëm në rajon. Shoh skepticizëm dhe dëgjoi ‘kemi qenë këtu më parë’, por këtë herë është ndryshe.”, u shpreh Miroslav Lajçak, i dërguar i BE për dialogun Kosovë-Serbi.

 

Por megjithëse gjeopolitika ka krijuar kushtet, Lajçak tha se vendet e rajonin duhet të plotësojnë kriteret, përfshirë këtu zgjidhjen e çështjeve të hapura mes tyre.

 

Diplomati europian u ndal veçanërisht te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për të cilin tha se ka progres në zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura. Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, pjesë e panelit për zgjerimin e BE, theksoi vendosmërinë e vendit tonë për tu bërë pjesë e unionit.

 

Fytyrat që mund të shihni nga Shqipëria mund të ndryshojnë, por mesazhi që vjen nga Tirana do të jetë i njëjtë; Ne jemi të fokusuar të bëhemi anëtar të Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor është sot një realitet tjetër krahasuar me 30 vite më parë dhe Shqipëria është gati për sfidat që e presin përpara.”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani.

 

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm për zgjerim, Jan Coopman, tha se qëllimi i BE-së është t’i integrojë sa më shumë vendet e rajonit edhe para se të bëhen anëtare, përfshirë edhe integrimin në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *