Subscribe

I dërguari special i BE për dialogun, Miroslav Lajcak dhe presidenti serb Alexandër Vucic kanë shtuar presionin ndaj Kosovës që të zbatojw marrëveshjen e vitit 2013 për asociacionin. Pas takimit me kreun e shtetit serb në Beograd, në një konferencë për shtyp, Miroslav Lajcak tha se cdo gjë që është dakorduar, duhet të finalizohet.

 

MIROSLAV LAJCAK
I DERGUARI SPECIAL I BE PER DIALOGUN

“Askush nga bashkëbiseduesit e mi në Prishtinë nuk ka thënë se nuk do të përmbushen detyrimet. Në fakt, në të gjitha ato takime u tha qartë, çfarë pranuam, çfarë premtuam, duhet të përmbushet duke përfshirë asociacionin. Dhe së dyti, çështja e Kushtetutës – qëndrimi ynë është që ne po negociojmë për procese kaq serioze, saqë është logjike që edhe Kushtetuta do të duhet të ndryshojë. Dhe këtu askush nuk më tha se ishte e pamundur.”

 

Ndërsa presidenti serb deklaroi se është i gatshëm për dialog por do të insistojë në formimin e Bashkimit të Komunave Serbe, por jo si një organizatë joqeveritare.

 

ALEXANDER VUCIC
PRESIDENT I SERBISE

“Nëse teza tani është” gjithçka në përputhje me kushtetutën “, atëherë çfarë kemi negociuar? Dhjetë serbë mund të formojnë një organizatë jo-qeveritare në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Atëherë pse i zhvilluam negociatat? ” Marrëveshja e vitit 2013 përbëhet nga gjashtë elemente dhe të gjithë duhen zbatuar, përfshirë asociacionin.”

 

Javëve të fundit, zyrtarët në Kosovë kanë përsëritur vazhdimisht se Asociacioni është temë e mbyllur dhe se për të nuk do të flitet më por Miroslav Lajcak pas vizitës së tij tre ditore në Prishtinë tha se nga 25 takimet që ka pasur me zyrtarët kosovarë, “asnjëri prej tyre nuk ka thënë se nuk do t’i përmbushin zotimet e ndërmarra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *