Shpesh duket e pabesueshme por ndodh që shumë lagje të ndërtuara në shumë vende kanë ngelur të pabanuara dhe pa shkeluara nga njerëzit.

 

E tillë është dhe një lagje në Turqi e cila ishte planifikuar të jetë zonë luksoze për blerës të huaj në Turqi, por ky qëllim nuk është arritur duke u shndërruar kështu lagjja në “një qytet fantazmë” me qindra vila sikur ato të filmave për fëmijë të Disney.

 

Nga fotot do të dalloni se vilat bardhë e zit ë ndërtuara në një luginë në afërsi të kodrave duken si kështjella miniaturë Neuschwanstein. Bëhet fjalë për 732 vila në rajonin Bolu në lindje të bregut turk, ku secila prej tyre kushton 400 mijë funte, por që vazhdojnë të jenë të zbrazëta për shkak se ekonomia turke gjatë vitit të kaluar pësoi paksa rënie.

 

Projekti ambicioz Burj Al Babas kishte për qëllim të tërheq blerës nga Arabia e shumë më pak nga Evropa. Por, këto kështjella mbeten të papërfunduara për shkak të disa problemeve ekonomike që Turqia pati vitin e kaluar ku lira turke pati pësuar rënie në tregun botëror.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *