Rrugicat shekullore në lagjen historike të Elbasanit janë duke u kthyer në një problem serioz për banorët të cilët jetojnë në të.

 

Me rritjen e numrit të banorëve si dhe ndërtimeve të shumta të reja ,rrugët janë ngushtuar ndjeshëm edhe për këtë arsye një pjesë e konsiderueshme e lagjes është e “izoluar” pasi në të nuk kalojnë dot as makinat private e as automjetet e ndihmës së shpejtë si zjarrëfiksja apo ambulanca.

 

Banorët shprehen se kjo është problematikë e vjetër dhe duhet gjetur një zgjidhje pasi edhe rastet e incidenteve me zjarret apo ndihmën mjeksore janë të vazhdueshme ku më i fundit ishte ai i tërmetit të para pak ditëve.

Problemi me rrugicat e kalase pranohet edhe nga shefi i shërbimit të zjarrëfikëses në Elbasan, i cili shprehet se në rastet kur është dashur ndërhyrja në këtë lagje kanë vepruar me mjete ndihmëse pasi kalimi i makinës zjarrëfikëse është i pamundur .

 

Bashkia Elbasan ka deklaruar se do të ketë një investim për përmirësimin e infrastrukturës totale të lagjes Kala por ende nuk dihet nëse do të ketë ndërhyrje edhe në infrastrukturën rrugore e cila është jetike për këta banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *