E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lagarde apel SHBA dhe Kinës: Lufta tregtare kërcënon ekonominë botërore

Presidentja e re e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, e shikon Europën më të fortë dhe me më shumë kapital për tu përballur me krizat. Në një intervistë për mediat amerikane, Lagarde ka deklaruar se lufta tregtare midis SHBA dhe Kinës është kërcënimi më i madh për ekonominë botërore.

 

 “Unë mendoj se lufta tregtare mes dy vendeve është pengesa më e madhe për ekonominë botërore. Sa më shumë të zgjasë kjo gjendje, aq më shumë pasiguri shtohen. Dhe nëse jeni investitor apo nëse keni një ndërmarrje, pavarësisht nga sa kapital keni, sërish nuk do të investoni në një situatë të tillë, por do të rrini në pritje”.

 

Reklamë

Negociatorët e tregtisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë vendosur të rifillojnë bisedimet në muajin tetor në Uashington.

 

Tarifave e vendosura nga dy vendete, kanë lëkundur tregjet financiare, duke krijuar shqetësime për një rënie të përgjithshme në ekonominë botërore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë