E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Laert Duraj: Tavo s’ka respekt për gjirokastritët, votuesit e LSI kanë ardhur tek PS

Kandidati për deputet i PS në Gjirokastër, Laert Duraj akuzoi kundërshtarin e tij politik, Vangjel Tavo për mungesë respekti ndaj gjirokatritëve.

 

Sipas tij, akuzat që artikulohen për shitblerje votash e tregojnë diçka të tillë.

 

Reklamë

Duraj tha për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se për shkak të kësaj sjelljeje, shumë votues të LSI janë bashkuar me PS.

 

“Imagjinoni një qytetar gjirokastrit, ne paskemi zgjedhur një person që nuk është as gjirokastrit dhe shkon shtëpi më shtëpi. Mendoja se keni më shumë respekt për gjirokastritët. Mjaftonte të merrje një nga mijëra ish-votuesit e LSI që tani janë bashkuar me PS. Këto skenarë mua më duken shumë të çuditshëm. Mund të flasim për arsyet pse ne do të fitojmë Gjirokastrën dhe pse LSI do të humbasë.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë