E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Lady Gaga në Victoria’s Secret Fashion Show

Lady Gaga po shndërrohet në një grua shumë të zënë. E! News ekskluzivisht ka publikuar se këngëtarja, që sapo ka lançuar albumin e saj të pestë me titull “Joanne”, do të jetë kulminacioni i Victoria’s Secret Fashion Show këtë dhjetor në Paris.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se çfarë kënge do të performojë këngëtarja. Përmbajtja e performancës së saj, ende nuk është lancuar.

Shfaqa më seksi e botës së modës, do të mbahet në qytetin e dritës, për herë të parë të hënën e datës 5 dhjetor në CBS, ku do të shfaqen një numër i konsiderueshëm i yjeve më të njohur. Gigi Hadid, Kendall Jenner, Bella Hadid, Karlie Kloss  do të shoqërohen me rikthimet e bujshme të  Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Lily Aldridge, Elsa Hosk  dhe Jasmine Tookes, që do të mbajë veshur reçipetat 3 milion dollarëshe Bright Night Fantasy.

Adriana Lima Alessandra Ambrosio Bella Hadid Bright Night Fantasy Elsa Hosk Gigi Hadid Jasmine Tookes Karlie Kloss 2015 Victoria's Secret Fashion Show - Runway Lily Aldridge

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë