Partia Demokratike dhe koalicioni ASHM kanë zhvilluar këtë të enjte mitingun përmbyllës të fushatës elektorale, ku i pranishëm ishte kryedemorkati Sali Berisha, konsulenti amerikan i fushatës Chris LaCivita dhe aleatët e PD.
Në fjalën e tij LaCivita tha se 11 maji është një ditë historike për Shqiëprinë dhe për ruajtjen e marrdhënieve historike me Amerikën.
Sipas tij marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA mund të mos jenë më të njëjta në 11 maj, prandaj është radha e shqiptarëve të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar ndryshimin.
“Sot një mikesha ime ka ditëlindjen dhe unë e uroj nga Shqipëria. Ta gëzosh ditëlindjen Suzi. Jam shum i lumtur qa ndodhem sot këtu. Ju ishtit të parët që rrëzuar monumentin e Stalinit. Tani është koha të rrëzoni një tjetër monument, Edi Ramën. Të rrëzoni korrupsionin, të rrëzoni dështimin ekonomik, dhe të rrëzoni varfërinë. Ne amerikanët besojmë te liria dhe te dinjiteti i çdo njeriu. Ne besojmë se çdo njeri ka disa të drejta që ja ka dhënë Zoti, të punojë, të jetojë të rritë familjen dhe të nderojë Zotin që zgjedh ai. Doktor Berisha shkroi historinë, duke krijuar marrdhënie historike me SHBA-të. Ne kemi besim te Doktor Berisha, por këto të drejta mund të zhduken vetëm nëse ju bëni gjithçka që mundeni dhe votoni këtë të dielë. Miqtë dhe familjet tuaja sëbashku me ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqiërisë. Luftoni për familjet tuaja, luftoni për familjet tuaja, luftoni për lirinë tuaj”, tha LaCivita.





