Lacio nuk arriti te përfitonte nga barazimi i katër skuadrave te mëdha, duke u mundur mes polemikave ne javën e 16 te serisë A italiane.

 

Ne Olimpiko është Torino qe fiton pas 24 vjetësh ne këtë stadium me rezultatin 3-1. Një ndeshje ne fakt e vendosur sidomos ne pjesën e pare nga episodet me një penallti te mohuar për Lacion dhe një karton te kuq shume te diskutueshëm, ku u pa e nevojshme përdorimi i sistemit var. Gjithsesi kjo nuk i mohon skuadrës kundërshtare një loje mjaft te mire ne mesfushe duke i shkaktar vuajtje te mëdha skuadrës se Incagit edhe kur kishin numër te barabarte lojtaresh.

 

Ne fundin e pjesës se pare ndodhen episode qe vulosen fatin e takimit. Lacio protestoi për një top te kapur me dore te Yago Falque ndërkohë qe gjyqtari kryesor i tregoi kartonin e kuq Immobile për një ndërhyrje ndaj Burdiso.

 

Edhe pse me fillimin e pjesës se dyte vendasit nuk demonstruan aspak se ishin ne inferioritet numerik , ishte skuadra e Mihajlovic qe kaloi ne avantazh fale golit te Berenguer ne minutën e 54. Rinkon 11 minuta me vone dyfishoi rezultatin ndërsa për një moment u duk se Lacio u fut ne loje me ngushtimin e diferencës nga Luis Alberto ne minutën e 69-të. Por ne minutën e 73 Edera shuajti çdo shprese për te zotet e shtëpisë për te marre qofte edhe një pike kur vulosi rezultatin 3-1. Kishte qe nga viti 1993 qe Torino nuk rrëmbente tre piket ne Olimpiko. Për Lacio një humbje e dhimbshme dhe zemërim. Për teknikun Incagi gjithçka u vendos nga arbitri dhe bashkëpunëtoret e tij. Për drejtorin sportiv Igli Tare, Lacio po penalizohet gjithmonë dhe me shume duke kërkuar qartësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *