Lacio mundi Sampdorian ne Marazi, duke u konfirmuar nje skuadër e pathyeshme ne fushat kundërshtare: 7 fitore nga 8 te mundshmet ne javën e 15 te serisë A,  skuadra e Thoma Strakoshes fitoi me rezultatin 2-1, duke u ngjitur ne kuotën e 32 pikëve e duke mbajtur gjalle shpresat per nje vend ne Champions sezonin e ardhshëm.

 

Një pjese e pare me rrjeta te paprekura edhe pse me shume emocione mes dy skuadrave qe luajnë shume bukur futboll ketë sezon.

 

Pas nje shtylle te Parolo me fillimin e pjesës se dyte, Sampdoria arriti te zhbllokonte shifrat ne minutën e 56 me Zapata pas nje pasimi te Kualjarela. Emocione te mëdha ne 15 minutat e fundit. Protagonisti i mbrëmjes Milinkovic Savic. 11 minuta nga fundi ktheu gjithçka ne baraspeshe.

 

Ne minutën e pare te shtesës, përsëri Rreigjozi i golit te dyte ne kombinimin Viviano Caicedo me ketë te fundit qe i dha tre piket skuadrës ne nje ndeshje ku me shume se fati ishte kurajo e djemve te teknikut Incagi. Per Sampdorian kjo ishte humbja e pare ne shtëpi pas 6 fitoreve.

 

Olimpik Marseja nuk arriti te parakalonte Lion dhe Monako per vendin e dyte, teksa u ndal ne barazim 1-1 ne Montepellier ne javën e 16 te kampionatit francez.

 

Te dy golat u shënuan qe ne pjesën e pare te takimit. Fillimisht Sio ne minutën e 29, ndërsa ne toven barazoi shifrat nga pika e bardhe e penalltisë ne minutën e 45.

 

Pas këtij barazimi, Marseje u ngjit ne kuotën e 32 pikëve  ne vendin e katërt, edhe pse me pike te barabarta me Lion dhe Monako, por me golavarazh me te keq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *