Laçin e pret një ndeshje e vështirë këtë javë kur përballë ka surprizën e kampionatit Kastriotin. Një transfertë e vështirë megjithatë nën drejtimin e teknikut Shpëtim Duro, skuadra ka treguar se ka ndryshuar. Në prag të sfidës, Duro thotë për “Vizion Plus” se problem i vetëm është mungesa e lojtarit kyç Nuabueze.

SHPËTIM DURO

TRAJNER I LACIT

Gjendja është e mirë, pavarësisht se kemi pasur një ngarkesë të jashtëzakonshme të ndeshjeve. Kuptohet kemi probleme, duke qenë se jemi pa lojtarin kryesor Nuabueze, një pikë shume e rëndësishme për skuadrën, por është drejt rekuperimit. Me përjashtim të Nuabuezes dhe Turkaj, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme.

 

Në 3 ndeshje kurbinasit kanë marrë 7 pikë, gjë që sipas trajnerit Duro ka ardhur si pasojë e punës së mirë të gjithë skuadrës.

 

SHPËTIM DURO

TRAJNER I LACIT

Normalisht unë i quaj pozitive, barazimin me Teutën dhe dy fitoret radhazi. Kemi një skuadër të mirë, një skuadër me djem të jashtëzakonshëm që kanë dhënë shpirtin në fushë.

 

Regi Lushkja, protagonist i një goli në ndeshjen me Bylis u shpreh për Vizion Plus se  djemtë janë të motivuar 100% për ta fituar edhe këtë radhë.

 

REGI LUSHKJA

FUTBOLLIST I LACIT

Atmosfera ka qenë shumë e mirë, duke qenë se vijmë pas dy fitoreve radhazi, na kanë rritur moralin, dhe shpresoj që edhe këtë ndeshje të dalim me rezultat pozitiv.

 

Lushnja thote se me ardhjen e teknikut të ri në stolë, ka dhe një frymë të re në skuadër.

 

REGI LUSHKJA

FUTBOLLIST I LACIT

Me thënë të drejtën ka ndryshuar disi, humbja e pikëve na bënte të mos kishim atë qetësinë e duhur. Për mua dy pikat kyçe në skuadër janë harmonia dhe qetësia.

 

Aktualisht kurbinasit janë vendin e pestë në kuotën e 14 pikëve, 2 më pak se Teuta dhe Partizani që ndodhen në vendin e katërt dhe të tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *