E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 23 minuta më parë
Sport

Laçi barazim shpresëdhënës me Hapoelin

Është mbyllur në barazim ndeshja e parë kualifikuese për në Europa League mes Laçit dhe Hapoel Beer Sheva.

 

Një ndeshje e pafatë për ekimin e Laçit, I cili për më shumë se 70 minuta ka qenë në epërsi ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Shevës.

 

Reklamë

Laçi e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme pasi pas vetëm 3 minutash lojë arrit të gjente rrugën e rrjetës me Kyrian Nwabueze.

 

Por kur duheshin dhe 12 minuta nga fundi i lojës së rregullt, Hapoel Beer Sheva arriti të barazonte shifrat me të sapofuturin në fushën e lojës Gal Levi.

 

Rezultat ky që ka lënë të hapura kartat për në ndeshjen e radhës, se cili nga ekipet do të kualifikohet për në raundin e dytë të kualifikueseve të Europa League.

Vazhdo të lexosh

Reklamë