Subscribe

Gjyakta e Posaçme ka lënë këtë të shtunë në arrest me burg 10 personat e arrestuar për kokainën e sekuestruar në fshatin Frakull e Madhe në Fier.

 

 

Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, për një sasi prej 430 kg kokainë me vlerë në treg mbi 40 milionë euro.

 

 

Ishte DEA Amerikane ajo që sinjalizoi policinë shqiptare në lidhje me laboratorin e drogës në Fier. Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me plehu kimik në banesën e ish-kryetarit të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

 

 

SPAK ka zbardhur dhe itinerarin që ndoqi lënda narkotike.

 

 

Ajo u nis nga Kolumbia në muajin Maj dhe përfundoi në Pire të Greqisë. Më pas ndaloi në Mal të Zi për tu futur në vendin tonë me kamion.

 

 

E gjithë ngarkesa është mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet për të identifikuar porositësit e saj.

 

 

Droga ishte përzier me pleh kimik, ndërsa ndarjen e saj do ta kryente një shtetas kolumbian i cili është shpallur në kërkim nga policia.

 

 

Disa nga të arrestuarit janë emra të njohur për policinë. Në pranga ka rënë Viktor Çervanaku, i cili më herët ka qenë kryetar komune dhe deri dje, ishte drejtor në OST, vëllai i tij Zenel Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati.

 

 

Mes të arrestuarve janë edhe 4 të rinjtë që u kapen në Tiranë me armë zjarri, por që në përgjime rezultoi se kishin lidhje me grupin e laboratorit të drogës.

 

 

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar mbi 15 mijë euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, mbi 100 fishekë luftarakë, armë gjahu, automjete, celularë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *