E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Laboratorë për kriptomonedhat/ Policia zbulon dy bazat në Durrës, arrestohen tre persona

Dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave janë sekuestruar në Shijak, ndërsa policia arrestoi 3 persona dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë.

 

Në pranga ranë Liserxhio Xhaferaj, Rramush Dumani dhe Ardian Çekiçi.

 

Reklamë

Ata kishin ngritur dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave: një në fshatin Pjezë dhe tjetrin në fshatin Fllakë, me një investim afro nje milione euro.

 

Ndryshe nga herët e tjera, autorët kishin instaluar panele diellore për energjinë elektrike.

 

Sipas policisë, ata kishin kërkuar të regjistronin aktivitetin e tyre, por nuk ishin legalizuar pasi Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk i kishte lejuar.

 

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 631 pajisje elektronike për prodhimin e kripto-valutave, 630 panele diellore si dhe materiale të tjera komjuterike.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë