Subscribe

Në kuadër të luftës kundër koronavirusit, është shtuar edhe një laborator i ri për rritjen e kapaciteteve dhe shkurtimin e kohës së testeve.Ministrja e shendetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu gjatë  inspektimit tha se fale investimit do të sigurohen testime më të sigurta.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të viriologjisë të Institutit të Shëndetit Publik. Është një strukturë mbështetëse e ngritur posaçërisht për të siguruar më shumë lehtësi në kryerjen e testimeve në këtë moment të epidemisë.”

 

Ndërkohë, sipas Manastirliut së shpejti do të kryhen edhe testet e shpejta.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Testimi shpejtë është një tjetër element që do t’i shtohet strategjisë së testimeve. Jemi në procedura për ti patur në një kohë sa më të shpejtë. Edhe ky testim do të jetë edhe një tjetër avantazh në luftën me këtë virus.”

 

Ministrja e Shëndetësisë përsëriti apelin për respektimin e masave për parandalimin e virusit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *