“Albania’S Got Talent” është spektakli i të gjithë shqiptarëve që e gjeni çdo të hënë LIVE në orën 21:00 në televizion Kombëtar Vizion Plus, në Youtoube si dhe në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus.

Talente në shumë fusha të artit “pushtuan” skenën e “Albania’s Got Talent” që prej të hënës së 11 nëntorit, ku spektakli i preferuar dhe i munguar i shqiptarëve hapi siparin në Vizion Plus.
Nuk kishte si të mos rrëmbente vëmendjen shkodrani 15 vjeçar që drithëroi publikun dhe jurinë me zërin e tij. Klejvi Kapeta më këngën “Mon amour” arriti të merrte 4 “PO” nga juria, por jo vetëm kaq.
Mes komenteve pozitive, Ledina Çelo, anëtarja e jurisë e cilësoi 15-vjeçarin si pretendent për të fituar “Albania’s Got Talent”.
I ftuar në “Vizion i Pasdites”, konkurenti Klejvi Kapeta rrëfeu emocionet pas performancës shumë të pëlqyer në spektakël. 15-vjeçari shprehet se i kishte vendosur një kusht vetes që të merrte 4 “PO” nga juria dhe ja doli më së miri.
“Ishte diçka e re për mua. Diçka që nuk e kisha provuar një skenë e re, dhe nuk e dija si do e priste juria. Fatmirësisht juria e pëlqeu shumë dhe publiku u ngrit në këmbë. Unë i kisha vendosur një kusht vetes që do merrja 4 “PO”. Kur i pashë në audicione anëtarët e jurisë isha pak në merak se si do më prisnin. Kur po shkoja tek mikrofoni, sa u ngjita në skenë isha shumë i emocionuar. Kisha qejf që të sfidoja veten me atë këngë. Ishte një kohë as e gjatë, por as e shkurtër që unë punova për këngën, por me punë e sakrificë arrihet çdo gjë“, tha Klejvi Kapeta.
Gjithshtu Klejvi Kapeta tregoi se mbështetësja e tij më e madhe është motra që jeton në Amerikë për studime. Ai rrëfeu dhe “kurthin” që i punoi pas performancës.
“Motra që jeton në Amerikë është mbështetësja ime më e madhe. E mora në telefon sapo dola nga performanca dhe bëra si i mërzitur. I thashë që nuk u prita mirë, por pastaj ja tregova që mora katër “PO”. Ajo më uroi, por më dha edhe disa kritika”, tha ai.
“Albania’S Got Talent” është spektakli i të gjithë shqiptarëve që e gjeni çdo të hënë LIVE në orën 21:00 në televizion Kombëtar Vizion Plus, në Youtoube si dhe në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus.
Enter për të kërkuar Esc për ta mbyllur
Dimri që na pret, meteorologia Xhakollari zbulon surprizën e motit: Harrojeni të ftohtin e acartë!