Ne nje ndeshje me mjaft te papritura, Reali i Madridit rrezikoi nje pjese loje, por arriti te dale me 3 pike nga fusha e Betis Sevila ne javën e 24 te La Liges. 5-3 ne Benito Villamarin per skuadrën e Zinedin Zidan qe vazhdon te mbaje vendin e katërt ne renditjen e përgjithshme. Takimi filloi mjaft mire per madrilenet qe e pane veten ne avantazh qe ne minutën e 11  me Asensio. Andaluzet u kundërpërgjigjen menjëherë dhe pas disa rasteve, ne minutën e 33 gjeten golin e barazimit me Mandi. 4 minuta me vone erdhi dhe surpriza e madhe me Betis qe kaloi per here te pare ne avantazh. Ne nje kundërsulm te shpejte te orkestruar nga Hoakin, ishte Firpo Junior qe tentoi drejt portës, ndërsa topi u devijua nga Nacho duke përfunduar ne rrjete. Pjesa e dyte filloi me barazimin e Ramos ne minutën  50-te. Betis duket se lëshoi terren duke i dhëne hapësira Realit qe 9 minuta me vone gjeti përsëri golin e avantazhit me Asensio. Atëherë kur mendohej se takimi ishte mbyllur ne minutën e 85 Betis rihapi lojën pas golit te Serxhio Leon. Gjithsesi dilemat u shuan ne minutën e pare te shtesës, kur Karim Benzema vulosi rezultatin përfundimtar 5-3 per Realin e Madridit.

 

Vazhdon moment pozitiv per Milan qe ne javën e 25 te  serisë A mundi 1-0 Sampdorian duke u ngjitur ne kuotën e 41 pikëve ne vend te 7 ne renditjen e përgjithshme. Golin e vetëm per kuqezinjtë ne San Siro e shënoi Bonaventura ne minutën e 13. Me pare portieri Viviano kishte pritur nje penallti ne tentative e Ricardo Rodrigues ndërsa ne minutën e 44 Bonucit ju anulua nje gol per pozicion jashtë loje me ndihmën e sistemit Var.

 

Marseja vazhdon te kërcënoje Monakon per vendin e dyte teksa arriti nje tjeter fitore ne javën e 26 te kampionatit francez. Ne Velodrom skuadra e Rudi Garcia mundi me rezultat minimal Bordone 1-0. Goli i vetem per te zotet e shtëpisë u shenua nga Tove ne minutën e 35 pas nje pasimi te Payet. Olimpik blindon vendin e trete, vetem nje pike prapa skuadrës se Principatës ne renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *