E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ky është vendi që shënoi rastin e parë pozitiv me COVID që nga fillimi i pandemisë

Pas konfirmimit të rastit të parë me COVID, banorët në Tonga, ishull në Oqeanin Paqësor, kanë nxituar të injektojnë dozat anticovid.

Kryeministri i Tongës, Pohiva Tu’i’onetoa paralajmëroi se vendi do të përballet me një bllokim të mundshëm javën e ardhshme, nëse virusi përhapet. Ai bëri me dije se rasti me covid ishte shënuar nga një udhëtar, i cili ishte në mesin e 215 pasagjerëve që kishin mbërritur me një fluturim nga qyteti i Christchurch, të mërkurën dhe ishin izoluar në një hotel karantinë.

Ky ishte i vetmi vend në botë që nuk ishte prekur nga koronavirusi.

Mbi 100,000 njerëz jetojnë në ishull, që ndodhet në veri-perëndim të Zelandës së Re.

Vetëm një e treta e popullsisë atje janë vaksinuar plotësisht. Por koordinatori kombëtar i imunizimit, Afu Tei i tha agjencisë së lajmeve AFP se pas këtij rasti mijëra njerëz ishin paraqitur në qendrat e vaksinimit për të marrë dozat e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë