Vendi
Ky është vendi i parë që do të ndalojë raportimin e rasteve të reja me COVID

Si një përpjekje për t’iu rikthyer normalitetit, Singapor mund të bëhet vendi i parë në botë që do të ndalë raportimin e rasteve të reja pozitive me koronavirus.
Propozimi është bërë nga tre anëtarët kryesorë të Komitetit për pandeminë në Singapor.
Reklamë
Në një deklaratë të përbashkët, ata nënvizojnë se synimi i heqjes së përditësimit të shifrave është përqëndrimi te rezultatet dhe kthimi në normalitet, duke “zhdukur” masat kufizuese.
Në Singapor, janë regjistruar vetëm 36 viktima që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet shëndetësore atje kanë qëllim që të vaksinojnë deri në muajin gusht, të paktën 2/3 e popullsisë me njërën dozë të vaksinës kundër COVID.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




