Lideri turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se Turqia do të eksportojë mjete ajrore pa pilot në Poloni. Kjo do të shënojë shitjen e parë të tillë në një vend anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, të shtunën njoftoi se vendi i tij do të blejë 24 dronë të tipit ‘Bayraktar TB2’ nga Turqia.

Në konferencën për mediat, Erdogan tha se Turqia dhe Polonia po ecin në mënyrë të vendosur drejt arritjes së synimit të tyre prej 10 miliardë dollarësh në vëllimin e tregtisë dypalëshe.

“Me hapat që kemi ndërmarrë në 19 vitet e fundit (në industrinë e mbrojtjes), ne jo vetëm që kemi mohuar vitet e neglizhencës, por po ashtu e kemi çuar vendin tonë në ligën e gjigantëve në këtë fushë”, tha udhëheqësi turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *