E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ky është mjeku shqiptar që humbi jetën pas aksidentit tragjik në Itali

Sokol Hoxha, 40 vjeç, është mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali.

40-vjeçari me profesion mjek ndodhej në ambulancën, e cila pas përplasjes me një autobus me fëmijë shpërtheu në flakë.

Gjithashtu humbën jetën shoferi i ambulancës, Stefano Sabbatini dhe infermierja Cinzia Mariotti.

Viktimë e aksidentit mbeti edhe i moshuari 85-vjeçar që po transportohej për në spital.

Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë