E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ky është efektivi që mashtroi dhe tentoi të përdhunojë të miturën në banesën e tij

Ky është Kol Kola, efektivi 62-vjeçar që u arrestua këtë të martë, pasi akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur.

 

Më datë 29 prill të këtij viti, polici dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare. Ai e mashtroi atë duke i thënë se do ta çonte në komisariat, por e çoi atë në një banesë në qytetin e Lezhës, të cilën e kishte në përdorim. Aty ka nisur ta ngacmojë seksualisht duke tentuar përdhunimin.

 

Këto veprime u kundërshtuan nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa dhe mënjehërë ka bërë kallëzim, duke rrëfyer atë çfarë i kishte ndodhur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë