E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KVV: Ka raste blerje votash dhe pengim vëzhguesish

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka nxjerrë rapportin e parë të vëzhguesve të zgjedhjeve. Përfaqësuesja e KVV, Gerta Meta, u shpreh se janë konstatuar raste të blerjes së votave si në Orikum, Korçë, Drenovë.

 

“U shfaq moslejimi i vëzhguesve në Malësinë e Madhe. Nuk pranojnë që vëzhguesit të jenë prezentë në qendrat e votimit. Ne bëjmë apel për të krijuar të gjithë komoditetin se është detyrim ligjor që vëzhguesit e pavarur duhet të jenë aty duke vëzhguar se çfarë po ndodh nga afër.

 

Ka një raportim për një problem, blerjen e votave, që ka qënë prezent i konstatuar në disa qëndra si në Orikum, në Korçë, në Drenovë etj”, thotë Meta.

Vazhdo të lexosh